Mercedes nën akuzë, Volf ka konflikt interesi me F1

Volf

Volf

Botërori i Formulës 1 u mbyll vetëm pak ditë më parë, por polemikat jo. Në orët e fundit ka qenë një hetim i hapur nga vetë FIA, ai që ka bërë që të gjithë të flasin për këtë sport.

FIA po heton për një akuzë të ngritur pak javë më parë sipas së cilës ka një konflikt interesi mes Mercedes dhe vetë Formulës 1. Menaxheri i përgjithshëm i skuderisë Gjermane, Toto Volf është bashkëshorti i drejtoreshës së përgjithshme të F1 Academy (kompeticion për femra i drejtuar nga Fom).

Lidhja e ngushtë ka shtyrë hetuesit që të aludojnë se mes çiftit ka patur shkëmbime informacionesh. Suzi Volf mendohet se i ka kaluar bashkëshortit informacione sekrete të Formulës 1.

Nga ana tjetër për këtë çështje kanë mbajtur sot një qëndrim të gjithë skuadrat e Formulës 1. Në një komunikatë të bërë publike mëngjesin e sotëm skuadrat kanë bërë me dije se nuk janë ankuar në FIA për këtë çështje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.