Prodhimet në serat e fermerëve në fshatin Kosmaç të Bashkisë Vau-Dejës, rrezikojnë të dëmtohen këtë përiudhë si pasojë e të nxehtit të tejzgjatur. Për të mos u mjaftuar nga temperaturat e larta, ditët e fundit është shfaqur merimanga e zezë, e cila ka dëmtuar në veçanti domaten. Marije Zefi, fermere e zonës na tregon se nga merimanga e zezë nuk është prekur asnjë prodhim tjetër.
Ndonëse ka kryer procesin e spërkatjes me ilaçe kundër kësaj sëmundje, sërish nuk ka dhënë efekt, shprehet Marije Zefi. Megjithatë, sipas saj, domatja është e konsumueshme përderisa nuk përdoren pesticide.
Të kontaktuar nga RTSH Shkodra, drejtues të Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër thanë se nuk kanë dijeni për këtë problematikë, duke qënë se fermerët nuk i kanë shprehur asnjë ankesë. Kosmaçi numëron rreth 84 hektarë sera duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të produkteve bujqësore, sidomos për veriun e vendit.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.