Merr flakë apartamenti në Lezhë- Banorët në panik, dalin në rrugë. Evakuohet pallati

flakë apartamenti në Lezhë

Kati i fundit i një pallati 10-katësh në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Lezhës  është përfshirë nga flakë. Zjarri i rënë në apartament ka shkaktuar frikë dhe panik te banoret të cilët kanë lënë banesat e tyre duke dalë në rrugë.

Sipas korrespondentit të RTSH-së, Ervis Hila, zjarri ka rënë në apartamentin në pronësi të shtetasit P.Gj. Ndërkaq,  zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Sipas gazetarit Hila, fatmirësisht ai bashkë me familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve me qëllim që të mos përhapen në pjesë të tjera të pallatit. Të gjithë banorët janë evakuuar, pasi apartamentet dhe shkallët janë mbuluar nga tymi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.