Merr fund problematika e ujit të pijshëm – Investimi në rikonstruksionin e veprës i ka dhënë zgjidhje banorëve të Postribës

postribe

10 muaj më parë, kryetari Bashkisë Shkodër, Benet Beci, do të priste në zyrën e tij një përfaqësi të banorëve të Postribës, të cilët me të drejtë ngritën shqetësimin e ndotjes së ujit të pishëm.

Sot , pas thuajse 10 muajsh, situata është krejtësisht tjetër, falë një investimi prej 14 milion lekësh të reja në rikonstruksionin e veprës së marrjes dhe linjës së dërgimit të ujit në fshatin Postribë.

Për drejtorin e Ujësjellës Kanalizime në Qarkun Shkodër, Besmir Lesha, ky investim u bë i mundur në një kohë të shpejtë dhe zgjidh problematikën e ndotjes së ujit për banorët e Postribës.

Përfitues të këtij investimi janë rreth 7000 banorë të Postribës, ndërkohë që përmirësimin e cilësisë së ujit në këtë zonë e pohojnë vetë banorët.

Burimi i Rresekut në Postribë është bërë shpesh herë problem në vite për shkak të ndotjes së ujit që krijohej nga prurjet e shumta, ndërkohë që për të parandaluar këtë ndotje, Ujësjellës Kanalizime bëri të mundur ndërtimin edhe të linjës së re që shmang përzierjen e ujërave të shiut me ujin e burimit duke sjellë që uji të shkojë i pastër në banesat e Postribës.

 Ky burim ka një linjë shpërndarjeje rreth 4 km.

Ujësjellësi është ndërtuar në vitet 2013 – 2015 me fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit,  ndërkohë që linja dhe vepra e marrjes tashmë është bërë e mundur falë buxhetit prej 14 milion lekësh të akorduar nga Ujesjellës Kanalizime Qarku Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.