Merr një volejbollist kanadez / Miqësorja e femrave, Vllaznia-Moraça, barazim 2-2
Vllaznia e volejbollit meshkuj është përforcuar me një volejbollist të ardhur nga Kanadaja. Ai quhet Andreë Ross Dube, një volejbollist që pozicionin e tij të preferuar e ka në rolin e anësorit. 28 vjeçari ka mbërritur dy ditë më parë në Shkodër me mbështetjen e presidentit Aleksandër Leqejza, ndërkohë që mbrëmë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me Vllazninë.
Ndërkohë, po mbrëmjen e djeshme, në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” është luajtur miqësorja e volejbollit femra, Vllaznia-Moraça nga Mali i Zi. Një miqësore që për trajneren Nora Deda shërbeu si test serioz përpara ndeshjes shumë të rëndësishme që skuadra e saj luan të premten ndaj Partizanit.
Dy përballjet e volejbollit femra dhe meshkuj ndaj Partizani luhen pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, fillimisht femra në orën 16:00 dhe më pas në orën 18:00, meshkuj.