“Merrni masa, ndryshe bojkotojmë zgjedhjet”- Banorët e Hotit të Ri protestë për ujë, drita dhe rrugë

Një grup banorësh të lagjes “Besëlidhja”, në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër, kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe rrjetit elektrik.
Sipas tyre, nëse këto tre kërkesa nuk do të merren parasysh nga autoritetet vendore, do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit.
Banorët theksojnë se protestat e tyre do të vijojnë deri sa të zgjidhet problemi i ngritur prej vitesh.