Mes kaosit dhe zhurmuesve, PS miraton projektligjet e vetme, shtyn ligjin për bastet online

Mes kaosit, zhurmuesve dhe pa diskutime mazhoranca ka votuar projektligjet e parashikuara në seancën e sotme plenare. PS ka miratuar e vetme projektligjet me 75 vota pro mes të cilave edhe dekoratat e dhëna nga Presidenti, ndërsa ka shtyrë nga diskutimi dhe miratimi ligjin për lojërat e fatit.

Më 19 korrik 2023 qeveria shqiptare i dha “OK” rikthimit të basteve sportive online. Sipas ligjit të ri nuk do të jepen më shumë se 10 licenca në rang vendi dhe kompanitë duhet të deklarojnë një kapital jo më pak se 40 milionë lekë për të marrë të drejtën e zhvillimit të basteve sportive online.

Për të kundërshtuar miratimin e basteve online, deputeti demokrat Dash Sula ka ardhur i veshur me stampime të lekëve dhe lojërave të fatit, duke thënë se ky ligj do i shërbejë pastrimit të parave.

Kryedemokrati Luzim Basha dhe deputetë e tij kanë qenë prezent në Kuvend, por nuk kanë votuar asnjë ligj. Kuvendi ka votuar kundër amendamentit të Bashës për t’i dhënë 50 milionë USD ndihmë ushtarake Kosovës, duke bërë që ai dhe mbështetësit e tij të largohen nga seanca.

Gjatë votimit deputeti Edi Paloka ka ndjekur rregulloren e Kuvendit duke pretenduar se ajo po shkelet nga qeveria.

Edhe këtë herë seanca e Kuvendit nuk zgjati më shumë se 10 minuta, ndërsa opozita zhvilloi kaos si brenda dhe jashtë parlamentit duke bërë që ligjet për të disatën herë radhazi të miratohen pa diskutime.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.