Mes kaosit, zhurmuesve dhe pa diskutime mazhoranca ka votuar projektligjet e parashikuara në seancën e sotme plenare. PS ka miratuar e vetme projektligjet me 75 vota pro mes të cilave edhe dekoratat e dhëna nga Presidenti, ndërsa ka shtyrë nga diskutimi dhe miratimi ligjin për lojërat e fatit.
Më 19 korrik 2023 qeveria shqiptare i dha “OK” rikthimit të basteve sportive online. Sipas ligjit të ri nuk do të jepen më shumë se 10 licenca në rang vendi dhe kompanitë duhet të deklarojnë një kapital jo më pak se 40 milionë lekë për të marrë të drejtën e zhvillimit të basteve sportive online.
Për të kundërshtuar miratimin e basteve online, deputeti demokrat Dash Sula ka ardhur i veshur me stampime të lekëve dhe lojërave të fatit, duke thënë se ky ligj do i shërbejë pastrimit të parave.
Kryedemokrati Luzim Basha dhe deputetë e tij kanë qenë prezent në Kuvend, por nuk kanë votuar asnjë ligj. Kuvendi ka votuar kundër amendamentit të Bashës për t’i dhënë 50 milionë USD ndihmë ushtarake Kosovës, duke bërë që ai dhe mbështetësit e tij të largohen nga seanca.
Gjatë votimit deputeti Edi Paloka ka ndjekur rregulloren e Kuvendit duke pretenduar se ajo po shkelet nga qeveria.
Edhe këtë herë seanca e Kuvendit nuk zgjati më shumë se 10 minuta, ndërsa opozita zhvilloi kaos si brenda dhe jashtë parlamentit duke bërë që ligjet për të disatën herë radhazi të miratohen pa diskutime.
Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…
Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…
Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…
Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të…
This website uses cookies.