Në një seancë që zgjati vetëm 8 minuta, e mes tensionesh, tymueseve e kaosit, mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj, Buxheti nen për nen të vitit 2024.
74 vota pro dhe 4 kundër ka marrë Buxheti nen për nen i 2024-ës, ndërsa ai në tërësi u kalua më 20 nëntor me 73 vota pro.
Miratimi i buxhetit vetëm me votat e mazhorancës, ka ndezur tensionet në Kuvend nga deputetët e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët e kanë konsideruar të turpshme vendimin e qeverisë.
Çfarë parashikon Buxheti 2024?
Buxheti 2024 do të jetë 735,9 miliardë lekë (rreth 7 mld euro), duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjes sociale, si edhe duke vijuar në të njëjtën kohë me konsolidimin fiskal.
Buxheti 2024 parashikon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Gjithashtu, parashikohet rritje e mëtejshme në kuadër të rritjes së pagave për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë; mësuesve në arsimin parauniversitar; forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.
Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore sa i përket e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë. Ndërkohë 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike të parashikuara në buxhetin 2024 do të shkojnë për mbrojtjen sociale dhe kategoritë në nevojë, nga më të moshuarit, te foshnjat e porsalindura.
Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…
Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…
Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…
Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të…
This website uses cookies.