“Mes miqsh” mbyll sezonin e parë, për 10 javë radhazi të rinjtë diskutuan për librat dhe tematikat sociale në klubin e librit
Klubi i librit “Mes miqsh”, një iniciativë e Bibliotekës “Marin Barleti” në bashkëpunim me të rinjtë shkodranë zhvilloi takimin e dhjetë dhe njëkohësisht të fundit për këtë sezon kushtuar librit. Pjesë e vazhdueshme e tij ishin veç librave edhe diskutimet me tematika të ndryshme sociale dhe aktualiteti në mënyra inovative.
Të rinjtë e vlerësojnë me nota pozitive këtë pjesëmarrje të tyre në klubin e librit.
Në këtë takim u ndanë edhe çertifikata “Mirënjohje” për të rinjtë pjesëmarrës. Nxitja drejt ndryshimeve pozitive si dhe refletimet e thella për sfidat dhe mundësitë e kohës ishin dy nga synimet e këtij klubi përmes aktiviteteve krijuese, diskutimeve të hapura dhe projekteve të angazhuara.