Në vitin 1976 në Kaçanik të Kosovës u krijuar një ndër grupet e para të rokut (rock) “Fontana”, ku solisti kryesor ishte Osman Shehu, i cili kujton sot të gjitha vështirostë që kanë hasur rrugës por edhe sukseset që ato korrën në moshë fare të re.
Ishin vetëm disa 18-vjeçarë që vendosën që të formonin një grup dhe teksa ishin në kërkim të emrit, u frymëzuan nga një shatërvan i vogël në Kaçanik.
“Në moshën 18 vjeç formuan grupin me një grup shokësh, në kushte shumë të këqija vetëm me dy kitare. Nuk kishim as sallë ku të ushtroheshim. Teksa ishim në kërkim të emrit të grupit tonë rock në Kaçanik është një shatërvan dhe vendosëm që emrin do të jetë “Fontana””, tha osman Shehu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.
Grupi “Fontana” mbajti gjallë rock-un në Kaçanik dhe më gjerë, ndërsa këngët e tyre kanë rritur breza të tërë. Dy këngët e para u regjistruan në 1980, ku kë pas perlat muzikore e ndoqën ndër vite.
“Në 1980 regjistruam dy këngët e para. Për herë të parë regjistruam në Radio Prishtina, ku kënga jonë “Shkëmbi i Kujtimit” doli një super hit që qëndroi për 16 javë në vend të parë të listave muzikore dhe kërkesave të kohës. Më duhet të them se dhe kompozitorët e njohura në atë kohë na ndihmuan dhe hapën rrugën që të mund të zhvillonim aktivitetin tonë”, kujton Osman Shehu, ndërsa shton se koncertin e parë e kanë mbajtur në Kaçanik dhe më pas në Shkup.
Edhe pse “Fontana” edukoi brezat e të rinjve para viteve 1990 me muzikën rock, këngëtari dhe kitaristi osman Sheu kujton me trishtim dhe momente e vështira, kur në atë kohë në regjimin e Jugosllavisë iu ndalua aktiviteti publik.
“U trembën nga pushteti ynë në atë kohë”, thotë Shehu, ndërsa kujton një moment kur pushteti në atë kohë i kishte dërguar Radio Prishtinës një letër me 5 faqe ku argumentonte pse nuk duheshin transmetuar më këngët e “Fontanës”.
“Me formimin e grupeve të reja shqiptare të rock-ut ne larguam muzikën jugosllave që qe përhapur në Kosovë dhe në fonotekën e Radio Prishtinës jepeshin këngët tona. Në vitin 1982 regjistruam 3 këngë, por ato nuk patën fatin të jepeshin kurrë pasi pushteti i atëhershëm i ra në sy pushteti dhe suksesi ynë. Mbaj mend që kishin dërguar një letër me 5 faqe për mua që jam një person i papërshtatshëm politikisht dhe kam bërë muzikë në përvjetorin e vdekjes së Titos, ku krejt Jugosllavia ka mbajt zi, Osman Shehu këndonte. U dha urdhër që “Fontana” të hiqej nga fonoteka e Radio Prishtinës. Ky ndalim zgjati nga 1983 deri kur u rrëzua ish-Jugosllavia”, tha Shehu.
Megjithatë edhe pse nën regjimin e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës dëgjonin fshehurazi këngët e “Fontanës” në Radio Kukësi apo Radio Tirana. Sot grupi “Fontana” i ka lënë si pasuri publikut dhe fonotekave të paktën 3 albume rock.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.