Mes yjeve të Azisë, Asani zgjidhet në formacionin e javës në Champions
Liga e Kampioneve të Azisë duket se është kompeticioni i preferuar i sulmuesit të kombëtares shqiptare Jasir Asani.
Anësori ka shënuar 6 gola në 3 ndeshje të luajtura në Champions, duke qenë vendimtar në sukseset e skuadrës së Guangjusë, që aktualisht qëndron në vendin e parë në grup me pikë të plota pas 3 javësh.
“Viktima” e fundit e Asanit ishte Johor DT, skuadër së cilës 29-vjeçari i shënoi 2 gola. Asani është përzgjedhur në formacionin e javës së 3-të të Ligës së Kampioneve në Azi, duke u vlerësuar me notën 8.7 nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.