Mesazhe mashtruese në Whatsapp, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët

mashtruese në Whatsapp

Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për t’u regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon do të përfitojë benefite të ndryshme.

Mesazhet kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, e profileve të personave të mashtruar në platformën Whatsapp.

“Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet t’i fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj.), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakeruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve”, njofton policia.

Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.