Mesazhe në ditën e familjes, aktivitet në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj”
Në kuadër të ditës së familjes, kopshti “Ismet Sali Bruçaj” zhvilloi ditën e dyerve të hapur duke ia kushtuar këtë aktivitet familjes dhe rëndësisë që ka. Drejtorja e këtij kopshti , Ariana Baci tha se jo pa qëllim u zgjodhën të vegjlit për të përçuar mesazhe të mëdha mbi rëndësinë e familjes.
Të gjithë bashkë duhet që të kontribuojmë që të kenë fëmijë të sigurtë për të ardhmen dhe të denjë për shoqërinë.
Aktiviteti solli përformanca emocionuese, ku pjesë u bënë edhe prindërit.
Në këtë aktivitet, fëmijët e kopshtit “Ismet Sali Bruçaj”, të ndihmuar nga edukatoret e tyre, përgatitën një shfaqje me këngë, recitime, kërcim dhe mesazhe për familjen.