Është mbyllur nata e tretë e edicionit të 75-së të Festivalit të Sanremos. Në këtë natë u përcoll emocion, humor dhe spektakël, ndërsa nuk munguan të ftuarit specialë dhe mesazhet e përcjella.
Carlo Conti u shoqërua në ketë mbrëmje nga 3 personazhe mjaft të njohura në karrierën e tyre, aktorja dhe Miss Italia 2008 Miriam Leone, këngëtarja dhe prezantuesja Elettra Lamborghini si edhe komediania Katia Follesa.
Gjatë mbrëmjes performuan 14 artistë në garë, ndërsa në përfundim 5 prej tyre u zgjodhën ndër më të pëlqyerit e mbrëmjes.
Grupi Duran Duran, 40 vite pas pjesëmarrjes së tyre në Sanremo u rikthyen si të ftuar specialë në skenë dhe performuan një kolazh me këngët e tyre. Në skenë u ngjit edhe artisti shqiptar Ermal Meta, fituesi i Sanremo 2017.
Një moment i veçantë ishte kur në skenë u ngjit regjisori dhe themeluesi i Teatrit Patologjik Dario D’Ambrosi dhe aktorët e këtij teatri të cilët përcollën mesazhe të rëndësishme për problemet e shëndetit mendor si edhe dhuruan një numër spektakli.
Këngëtarja dhe prezantuesja Iva Zanicchi mori çmimin e Karrierës në këtë mbrëmje, ndërsa në kategorinë e propozimeve të artistëve të rinj, fitues u shpall Setembre.
Sanremo po ndiqet nga një numër i lartë shikuesish jo vetëm në publikun italian por edhe më gjerë.
Sanremo do të vijojë sonte në mbrëmje me natën e nostalgjisë, ndërsa publiku shqiptar mund ta ndjekë edhe në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.
Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin…
Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të…
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të…
Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është…
Në orën 02:00 të mëngjesit të 30 marsit, akrepat lëvizën 60 minuta përpara, duke rikthyer…
Maldivet e Evropës, plazhe si të Tajlandës – kisha lexuar shumë fraza të tilla për…
This website uses cookies.