Mesazhi i Krishtlindjes / Imzot Angelo Massafra: Paqja dhe dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote

MASSAFRA
Me thirrjen bëni “paqe dhe dhuroni dashuri” arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar Krishtlindjen.
Në mesazhin e tij të përvitshëm Imzot Angelo Massafra ia kushtoi paqes në fund të një viti të shenjuar nga lufta, e cila tha ai, është duke prishur fytyrën e bukur të Europës me plagë të thella.