Lajme

Mesazhi i Kryepeskopit Anastas për besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

Në një mesazh të ngrohtë për besimtarët, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasi, thekson rëndësinë e mishërimit të Fjalës së Perëndisë dhe kuptimin thelbësor të Krishtlindjeve për besimin e krishterë. 

Në këtë festë të madhe, Kryepiskopi i drejtohet besimtarëve për të reflektuar mbi dashurinë e pafund të Perëndisë, duke i inkurajuar ata që të luftojnë kundër urrejtjes dhe dhunës që mbizotëron në botë, duke qëndruar besnikë ndaj Krishtit, Princit të Paqes. Ai thekson se Kisha nuk është vetëm një vend për reflektim, por edhe një hapësirë që kremton dhe jeton misteret e besimit.

Në fund, Kryepiskopi u jep besimtarëve urime të ngrohta për Krishtlindjet dhe për një vit të ri të mbushur me paqe, shpresë dhe dashuri.

Mishërimi i Fjalës së Perëndisë, pra: “Fjala u mishërua dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14), vazhdon të mbetet ende një e vërtetë kryesore dhe një bosht i qëndrueshëm i mendimit dhe i jetës së tërë besimtarëve të krishterë. Sikurse e pohojmë me vendosmëri në Simbolin e Besimit, ne besojmë në Jisu Krishtin, “Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve… Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari, dhe u bë njeri”. Sipas shprehjes së mrekullueshme të Athanasit të Madh, “Ai u mishërua, që ne të hyjnizohemi”. Krishtlindja na zbulon dy faza të Planit Hyjnor: Së pari, ardhjen e Birit dhe Fjalës së Perëndisë në historinë e njerëzimit; së dyti, qëllimin e ardhjes, që është hyjnizimi i njeriut sipas hirit. Gjithashtu, na zbulon se rruga e dashurisë është e vetmja mënyrë për ta bërë të mundur këtë qëllim. Krishti i mishëruar, i vërteti “Princ i paqes”, nuk “u shfaq në mish” si sundimtar me fuqi, njohje dhe pushtet njerëzor. Perëndia i pafund dhe i paarritshëm mori natyrë të plotë njerëzore, duke theksuar vlerën e pamasë të njeriut. Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja, raca, njohuritë apo aftësitë e tij, por fakti që është njeri.

Përkufizimi “në mish” përfshin çdo gjë materiale dhe shpirtërore që përbën njeriun. Në Personin e Krishtit, natyra hyjnore dhe natyra njerëzore i bëjnë vend njëra-tjetrës pa u tjetërsuar. Kemi të bëjmë me një Ngjarje që është themeli i zbulesës së krishterë, që mbështet çdo vlerë dhe propozim të krishterë.

Krishtlindja shpall tërë gëzim se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Jn. 3:16). Madje shpall se Biri i mishëruar i Perëndisë zbulon misterin e Perëndisë Triadik. Kjo e kremte e madhe Zotërore e Lindjes së Perëndisë e ndriçon zemrën me qetësi, ngushëllim”,

Me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu, optimizëm dhe bujari. Por, mbi të gjitha, zbulon se Perëndia është dashuri. Dashuria e krishterë nuk është një shpërthim i papërcaktuar emocional, por një qëndrim jete, që shprehet në jetën e përditshme. Është një dritë hyjnore, që ndriçon në tërë qenien. Rrezet e saj i përkufizon në mënyrë shprehëse apostull Pavli: “Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitimin e saj, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë (1 Kor. 13:4-7).

Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë, nuk është një energji, një urtësi, një fuqi jo personale, të cilit i afrohesh përmes aftësive menduese të trurit. Ai është Perëndi personal që dashuron dhe i zbulohet njeriut, i cili ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që e lartëson të gjithë qenien njerëzore.

Perëndia, tek i cili kemi mbështetur jetën tonë, nuk e braktisi njerëzimin, të cilin e mundon egoizmi dhe armiqësia. Ai vazhdon të jetë Emanueli, “Perëndia është me ne”, duke i dhënë jetës kuptim dhe përmbushje. Përmes përulësisë, e cila ndërthuret gjithmonë me dashurinë, i kundërvihet krenarisë, rrënjës së përhershme të çdo të keqeje, lakmisë, agresivitetit, konflikteve vrastare, përplasjeve shkatërrimtare. Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi.

Kisha nuk kufizohet thjesht në disa reflektime, ajo i kremton këto ngjarje në mënyrë dhoksologjike dhe i shpjegon përmes himneve. “Ja Krishti lind, lavdërojeni. Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhënë, ngrihuni!”. Në këto ditë kremtuese, ne që jemi besimtarë duhet të lartësohemi drejt një jete lavdërimi dhe dashurie. Vëllezërit e mi, po jua rikujtoj: S’ka gjë më të bukur sesa të duash, edhe sikur të lodhesh, sado që të vuash. S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash, “në Krishtin” vërtet të duash. Krishtlindje të Bekuara! Me paqe dhe shpresë qoftë Viti i Ri 2025!”, shkruhet në mesazhin drejtuar besimtarëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjenden kutitë e zeza të avionit që u përplas me helikopterin në Uashington

Kutitë e zeza të gjetura një ditë më parë pritet të zbulojnë shkakun e aksidentit…

2 hours ago

I vendoset tritol një makine në Shkodër, nuk ka të lënduar nga shpërthimi

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur…

2 hours ago

Moti sot i kthjellët, por me vranësira në mëngjes dhe reshje të dobëta lokale

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

“Abissnet Superiore”, java e 23-të luhet në dy ditë

Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.…

2 hours ago

Lara Colturi, e gjashta në Francë

Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës. Vendi i…

2 hours ago

Roma fiton dhe kualifikohet

Roma arriti një fitore të merituar kundër Eintracht Frankfurt, që i siguroi kualifikimin në play-off…

3 hours ago

This website uses cookies.