Mesazhi i Pashkës Orthodokse/At Nikolla Petani uroi nga kisha “Lindja e Krishtit” besimtarët orthodoksë
Besimtarët orthodoksë kremtojnë të dielën festën e ringjalljes së Krishtit, atë të Pashkës. Nga Kisha Orthodokse “Lindja e Krishtit” në Shkodër, famullitari i saj, At Nikolla Petani ndau mesazhin e Anastasit, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Në ditët kur bota përballet me situata lufte, mesazhi i këtyre Pashkëve i dedikohet edhe atyre që përballen me pasojat e saj.”Pjesëmarrja në Pësimet dhe Ngjalljen e Krishtit forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi”, vijon më tej mesazhi.Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë. Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës.