Puna në rradhë të parë fisnikëron njeriun, i jep atij dinjitetin dhe i sjell familjes dhe individit të ardhurat për një jetesë të dinjitetshme. Ajo nuk mund të jetë vetëm një mjet fitimi i punëdhënësit, por mbi të gjitha një instrument që e bën më të mirë shoqërinë.
Nderim dhe respekt për të gjithë ata që punojnë e fitojnë me djersë dhe me mund duke u garantuar familjeve të tyre dinjitetin e një jete të qetë. Po ashtu edhe për ata punëdhënës që respektojnë dinjitetin e punëtorëve e punëtoreve të tyre, duke i paguar sipas standardeve dhe duke u krijuar kushte pune që mbajnë parasysh nevojat e tyre jetësore.
Nga ana tjetër, në ditën e punëtorëve, mendimi ynë është edhe për viktimat e bardha që gjejnë vdekjen në vendin e punës nga mungesa e parametrave të sigurisë. Po ashtu ata punëtore e punëtorë që shfrytëzohen, janë të nënpaguar ose punojnë me orare e kushte që nuk respektojnë dinjitetin e punëtorit, diskriminohen apo nuk u jepet vendi i merituar i punës. Në mënyrë të veçantë gratë dhe nënat që shpesh janë viktima të abuzimit në vendin e punës, të përçmimit apo diskriminimit.
Shpesh në Shqipëri fenomene si shfrytëzimi, nënpagesa, abuzimi në vendin e punës, klientelizmi për punësim, diskriminimi, gjenden të fshehura e pak të trajtuara nga mediat apo nga politika. Duhet më shumë vëmendje dhe guxim në këtë drejtim nga ana e të gjithëve.
Sot Kisha përkujton shën Jozefin punëtor. Jezusi u rrit në familjen e tij, bashkë me Jozefin e Marinë, me respektin për punën dhe punëtorin. E sot në këtë ditë Kisha shpreh nderimin e saj dhe lutet për çdo njeri që punën e ka instrumentin kryesor të mbajtjes së familjes dhe të jetesës së saj.
Shën Jozefi punëtor lutu për ne!
Dom Gjergj Meta
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.