Mesha e falenderimit për martirët – Pas eukaristisë, besimtarët morën pjesë në procesionin për Dom Gjon Gazullin

Një ditës pas lumnimit të dy martirëve Atë Luigj Palaj (Paliq) dhe Dom Gjon Gazullit, në Katedralen “Shën Shtjefni” u mbajt Mesha e Falenderimit.
Ajo u udhëhoq nga Arqipeshkëvi, Imzot Angelo Massafra.
Pas përfundimit të meshës, besimtarët morën pjesë në procesionin drejt Varrezave të Rrmajit.
Në vendin ku prehet trupi i Dom Gjon Gazullit, u inaugurua monumenti në nder të martirit që dha jetën për fe e atdhe.
Nga Selia e Shenjtë, Papa Françesku, në predikimin e së dielës, u ndal edhe në Lumnimin e dy Martirëve shqiptarë përgjatë Lutjes Ëngjëlli i Zotit në Vatikan.
Pas 38 martirëve të epokës së komunizmit, që u shpallën të Lumë në vitin 2016, me At Luigj Paliq e Dom Gjon Gazullin numri i martirëve të lumë bëhet 40.