Mesha e parë pas diktaturës, Imzot Massafra: Koha që të flasim me vepra për kujdesin ndaj njëri-tjetrit

Pikërisht në këtë vend, në Kapelën e varreve katolike në Rrëmaj, 34 vite më parë do të kremtohej mesha e parë nga Dom Simon Jubani, duke sfiduar terrorin e dhunës komuniste.
Në përkujtim të 34- vjetorit të meshës së pare, Monsinjor Angelo Massafra u ndal tek situata në vendin tonë dhe emigrimi masiv ndër vite.
Massafra tha se ka ardhur koha që të flasin veprat e jo fjalët.
Është e pa falshme që dikush jeton në luks e dikush tjetër nuk mund as të blejë ilaçe për t’u shëruar.
Masafra kërkoi nga besimtarët të mbajnë afër njëri-tjetrin në të mirë e në të keq.
Dom Simon Jubani ishte nismëtari i rihapjes së Kishave në Shqipëri, kur komunizmi ende nuk ishte rrëzuar.