Mesi dhe tifozeria në stadium, MLS vendos rekord të ri
Me mbylljen e sezonit të rregullt të MLS-së amerikane dalin edhe statistikat e para sa i përket spektatorëve në fusha. Lëvizja amerikane e futbollit ka shënuar një ngjitje të frikshme të numrit të spektorëve në stadium falë… Leo Mesit.
Në total ndeshjet e MLS-s amerikane janë ndjekur nga plot 10,900,804 tifozë. Mesatarisht një ndeshje e sezonit të rregullt është ndjekur nga 22,111 mijë tifozë pra pesë përqind më shumë se një vit më parë ku kjo mesatare ishte 21,033.
Më katër korrik u mbajt ndeshja më e ndjekur në “Rose Bowl” të Pasadenës ku të pranishëm ishin plot 82,100 mijë tifozë. Sipas ekspertëve numrat e arritur këtë sezon pritet të kenë rritje pasi mendohet se shumë yje të tjerë të futbollit do të jenë pjesë e MLS-së amerikane.
Krahasuar me një vit më parë në 2023 vetëm pesë prej 29 skuadrave të MLS-s i është ulur përqindja e mesatares të ndjekësve në stadium. Hjuston Dinamo (-8.5%) raportohet të ketë humbur më shumë tifozë. Ekipi teksan ndiqet nga Real Sollt Lejk (-5.1%), Sjatëll Saundërs (-4.3%), Portland Timbërs (-3.1%) dhe Toronto FC (-0.5%).
Nga ana tjetër janë plot 9 skuadra të cilat kanë rritje me shifra dyshifrore të përqindjes të mesatares të shikuesve në stadium. Në këtë listë nuk ka shumë vend për fantazi për të gjetur ekipin e parë. Inter Majemi mesatarisht ka tërhequr 40% më shumë spektatorë (nga 12,637 në 17,698). Rritje ka edhe San Hoze Ërthkuejs (+20.7%), Orlando Siti (+19.3%), NYCFC (+15.3%), Çikago Fajër (+14.7%), FC Sinsinati (+12.8%), Nju Inglënd Revolushëon (+12.8%), CF Montréal (+11.3%) dhe FC Dallas (+10.6%).