MJEKESIA STUDENTET
Edhe mësim edhe bojkot. Studentët e Mjekësisë kanë protestuar sërish sot për të përcjellë mesazhin se janë të unifikuar në qëndrimin ndaj bojkotit të mësimit por një pjesë e studentëve të vitit të parë vijojnë të ndjekin rregullisht mësimin.
Pas publikimit të lajmeve të thyerjes së bojkotit nga një pjesë e studentëve të vitit të parë, studentët e viteve më të larta dhe një pjesë e viteve të para të Mjekësisë kanë protestuar sërish këtë të enjte për të demonstruar unifikim të qëndrimit ndaj bojkotit të përgjithshëm.
“Vetëm 10 për qind e jona mund të them se ka marrë pjesë në leksione. Ndoshta nuk janë njohur mirë, ndoshta kanë frikë nga e panjohura. Nga vetë Ministria ju e keni parë se çfarë është bërë,” thotë një studente.
E ndërsa një pjesë e studentëve vijojnë të ndjekin leksionet dhe seminaret, përfaqësues të vitit në protestë theksuan se janë zyrtarisht pjesë e padisë së bërë në Gjykatën Kushtetuese dhe se nuk janë të përjashtuar.
“Njëra nga kërkesat kryesore është që të shfuqizohet ligji për vitet e para. Viti i parë është zyrtarisht pjesë e padisë,” shton një student.
Studentët kërkojnë përgjigje nga autoritetet për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në lidhje me shfuqizimin e ligjit ndërsa javët pa mësim po rëndojnë edhe më shumë situatën e tyre.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.