Mësim në qiell të hapur!/ Mali Kolaj, 11 fëmijë kërkojnë ndihmën e institucioneve

malikolaj
Kjo është një nga orët e mësimit që nxënësit e shkollës fillore Mali Kolaj zhvillojnë në hapësirë. Mes pronarit të godinës dhe bashkisë së Shkodrës, ende nuk është gjetur një marrëveshje. Zyra e Arsimit, iu ka ofruar si zgjidhje shkollën në qendër të Velipojës por për prindërit distanca është shumë e largët.Në këto kushte, në ndihmë u ka ardhur mësuesja e cila po u jep mësim në oborr të shkollës së mbyllur. Vetë fëmijët kërkojnë që shkolla e Mali Kolaj të hapet sërish dhe të mos mësojnë në këto kushte….Shkolla është boshatisur duke u hequr edhe bankat e shkollës, por prindërit dhe 11 fëmijët kërkojnë që ajo të rikthehet sërish.