Mësimdhënie përmes neuroplasticitetit/ Bejko: Synon aktivizimin e trurit në firma të ndryshme
Projekti READ i financuar nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit dhe Instituti Ndërkombëtar i Edukimit në SHBA, po jep frutet e para. Profesoreshë Adriana Bejko tregon më shumë rreth kabinetit i cili u inagurua këtë fillim muaj. Studentët po zbatojnë teoritë e reja duke kthyer një klasë me mure bosh në një Kabinet Metodik. Studentët e vitit të dytë Master në Mësuesi në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, filluan semestrin e dytë me një lëndë të re “rrugët drejt mësimdhënies kuptimplotë”. Kjo lëndë sjell si risi mbështetjen e mësimdhënies në gjetjet e fundit në fushën e Neuroplasticitetit (aftësia e trurit për të shtuar qeliza të reja të dijes) dhe zhvillimin e të menduarit krijues.