Mësimi i gjuhës së shenjave – Nga viti i ardhshëm hapet programi i ri te Gjuhët e Huaja
Ndodh shpesh që fëmijët që nuk dëgjojnë ndeshen me pamundësinë për tu arsimuar. Mungesa e interpretëve në shkolla profesionale bëhet shpesh pengesë për të ndjekur ëndrrën apo profesionin e të ardhmes së tyre.
Pikërisht për këtë fakulteti i gjuhëve të huaja do të hap vitin e ardhshëm akademik një program të posaçëm për përgatitjen e interpretëve, falë dhe investimit të fundit ngritjes së laboratorit të gjuhës së shenjave i vetmi në Ballkan i këtyre standarteve.
“Mund të kemi në një farë mënyre një mësimdhënie ku do të jetë profesori ai që në momente të caktuara do të udhëheq studentët, por më pas studentët do të kenë mundësi që të punojnë në mënyrë të pavarur. Duke qenë se kjo është një gjuhë e veçantë e bazuar kryesisht në komunikimin jo verbal, në gjeste, në mimike, në leximin e buzëve”.
Nëpërmjet këtij laboratori studentët do të kenë mundësi të mësojnë alfabetin ndërtimin e fjalëve dhe më pas të fjalive.
“Ideja eshte qe çdokush qe do te hyj te ky fjalor ne menyre te pavarur do te mundet te mesoje pak nga pak alfabetin, bazat e komunikimit dhe me pas ato ti ndërthur ne menyre qe te arrij deri ne shprehjen e fjalive apo te koncepteve te plota”.
Në vendin tonë llogariten rreth 39 mije persona që nuk dëgjojnë duke përfshirë këtu edhe ata që e kanë fituar gjatë jetës këtë paaftësi.