Categories: LajmeSport

Messi shtyn lamtumirën: Largimi? Vetëm kur të mos jem më i dobishëm në fushë

Messi po mendon të pensionohet? “E di që do ta ndiej, do ta kuptoj kur të mos jem më në gjendje të ndihmoj shokët e mi në fushë. Jam shumë autokritik, e di kur jam mirë, kur jam keq, kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse bëj mirë, do të përpiqem të vazhdoj sepse të luaj futboll është ajo që më pëlqen” Kështu është shprehur Lionel Messi, me kontratë me Inter Miami deri më 31 dhjetor 2025, në podkastin “Big Time”.

“Kur ta ndiej se është koha për të hedhur këtë hap – vazhdon ai – do ta bëj pa menduar për moshën. Sot ende kujdesem shumë për veten. Pushoj dhe ha mirë. Këtë e bëj gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve edhe sepse tani futbolli është më fizik dhe ne luajmë më shumë ndeshje. Unë nuk kam një rutinë të veçantë, vetëm atë klasike të të gjithë lojtarëve profesionistë”.

Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e Messit ishte kalimi nga Barcelona te PSG: “Ishte e vështirë të ndryshoja kur shkova te PSG, sepse isha shumë i lumtur te Barcelona dhe mendoja se do të qëndroja atje. Nuk isha gati të largohesha, gjithçka ndodhi shumë shpejt, më duhej të rindërtoja jetën time nga një ditë në tjetrën. Njoha një ligë tjetër, një klub tjetër, një dhomë të re zhveshjeje. Ishte një ndryshim që ne nuk e kërkonim dhe kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë në fillimi”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

18 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

19 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

19 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

19 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

19 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

19 hours ago

This website uses cookies.