“Mësuesi prek përjetësinë” – Veprimtari nga ZVA Shkodër për 7 Marsin

mesuesi perjetesi

“Mësuesi prek përjetësinë”, kështu ishte emërtuar veprimtaria për 7 Marsin , ditën e mësuesit,organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit Shkodër.

Në shenjë vlerësimi për arsimtarët e djeshëm dhe të sotëm, aktiviteti nisi me “Panairin e mirënjohjes”, ku u ekspozuan fotografi të mësuesve që kanë lënë gjurmë në arsim.

 Më pas, ceremonia solemne vijoi me urimet dhe mesazhet e drejtuesve vendorë të arsimit dhe të Bashkisë, të cilët vlerësuan rolin kyç të mësuesve në formimin e brezave të rinj.

Gjatë këtij aktiviteti, u vlerësuan edhe nxënësit fitues të Olimpiadave Kombëtare, duke nënvizuar suksesin dhe përkushtimin e tyre në arsim.

Veprimtaria kulmoi me ndarjen e Certifikatave të Vlerësimit për mësuesit që këtë vit dalin në pension.

Me një mesazh të vecantë  mirënjohjeje dhe respekti, ky aktivitet rikujtoi edhe një herë se puna dhe përkushtimi i një mësuesi jeton përtej viteve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve dhe në historinë e arsimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.