“Mësuesi prek përjetësinë”, kështu ishte emërtuar veprimtaria për 7 Marsin , ditën e mësuesit,organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit Shkodër.
Në shenjë vlerësimi për arsimtarët e djeshëm dhe të sotëm, aktiviteti nisi me “Panairin e mirënjohjes”, ku u ekspozuan fotografi të mësuesve që kanë lënë gjurmë në arsim.
Më pas, ceremonia solemne vijoi me urimet dhe mesazhet e drejtuesve vendorë të arsimit dhe të Bashkisë, të cilët vlerësuan rolin kyç të mësuesve në formimin e brezave të rinj.
Gjatë këtij aktiviteti, u vlerësuan edhe nxënësit fitues të Olimpiadave Kombëtare, duke nënvizuar suksesin dhe përkushtimin e tyre në arsim.
Veprimtaria kulmoi me ndarjen e Certifikatave të Vlerësimit për mësuesit që këtë vit dalin në pension.
Me një mesazh të vecantë mirënjohjeje dhe respekti, ky aktivitet rikujtoi edhe një herë se puna dhe përkushtimi i një mësuesi jeton përtej viteve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve dhe në historinë e arsimit.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…
Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…
Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…
Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…
Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…
This website uses cookies.