Piano ushqen shpirtin e saj. E ka patur kontaktin e parë me të në moshën 7-vjeçare në shkollën artistike “Prenkë Jakova”. Violeta Paçrami, ishte e para që e nisi rrugëtimin muzikës në familjen e saj. Ishin vite të vështira për shkak të mungesës së instrumenteve, por mësimet i merrte nga emrat më të shquar të muzikës në Shkodër.
Që prej vitit 1994 Violeta do të jepte kontributin si mësuese e pianos në QKF “Kujtim Alija” të Shkodrës. Nga ajo kohë shumë fëmijë të talentuar do të kalonin në duart e saj duke i ushqyer me dashurinë për pianon dhe veprat muzikore të klasikëve botërorë.
Mësuese Violeta sot është në pension, por ajo nuk i është larguar pianos dhe fëmijëve. Çdo pasdite ajo jep mësime për këtë instrument. Njësoj si 30 vite më parë ka të njëjtin përkushtim sepse siç shprehet ajo, buron nga tradita që ka Shkodra në fushën e muzikës.
Violeta Paçrami është gjithashtu pjesë e korit polifonik “Prenkë Jakova” me drejtues Gjon Shllakun. Ajo po ashtu në të kaluarën ka dhënë kontribut si mësuese e korit të muzikës në bandën me aftësi të veçanta, Festivalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve, konkursin “Bilbilat” etj.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.