Mësuesja që dashuron pikturën – Teuta Lagja e ka konkretizuar pasionin me ekspozitën e tretë individuale

Teuta Lagja është jo vetëm një mësuese e përkushtuar prej 26 vitesh në arsim, por edhe një artiste e penelit dhe ngjyrave.
Piktura i ka lindur si pasion në fëmijëri, pa ndonjë trashëgimi në familjen e saj.
Më shumë se çdo gjë tjetër dashuron natyrën dhe peizazhet.
Për profesionin dhe pasionin ndan të njëjtën kohë.
Në Galerinë e Artit Shkodër, mësuesja artiste ka çelur ekspozitën e tretë individuale me 42 punime të titulluar “Shtojzovallet”.
Teuta Lagja është aktive në artin pamor duke marrë pjesë në projekte artistike në komunitet përmes pikturës dhe muraleve.