Categories: LajmePolitikë

Meta akuza kreut të SPAK: Kushëriri i Nuredinit kujton se mund të bëhet vrasës i pluralizmit politik

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat, ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK dhe kreut të këtij institucioni Altin Dumani.

Meta ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë në krye të shtetit ka mbështetur vazhdimisht SPAK, ndonëse sipas tij, ky institucion nuk e ka bërë detyrën që duhej dhe është rezultat “ i një pjelle të sforcuar”.

“Nuk ka ekzistuar asnjë sulm nga Ilir Meta si president apo kryetar i Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Pavarësisht se kam bërë të qartë si president publikisht se zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm me 69 vota në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë ishte një kapje flagrante e institucionit të prokurorisë në të gjitha drejtimet, u kap KLP përmes emërimeve që bëri Arta Marku në të gjitha nivelet e prokurorisë. SPAK ka pasur të gjithë mbështetjen time si President për të bërë punën e tij dhe kurrë se ka bërë punën e tij. SPAK është rezultat i një pjellje të sforcuar”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se Altin Dumani është kushëriri i Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, duke thënë se kreu i SPAK po bëhet “vrasës i pluralizmit politik në vend”.

Meta thekson se kreu i SPAK është thjesht një vegël e politikës.

“Çfarë prisni të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismaili i dënuar atëherë duke iu lutur që të ndërronte dëshmi kundër Ilir Metës si President që Ilir Meta mbronte Gjykatës Kushtetuese që ai të dilte nga burgu? Ky që thërret për dëshmitarë gjoja të rinj, një Elvis Mata i cili e ka vendin në burg, se me kompaninë CEZ-DIA ka shkelur ligjet  e ka vjedhur, e ka qenë në burg ai dhe bashkëshortja e tij.

Afërmendsh që nuk presim ndonjë integritet nga një njeri që ka hyrë shumë thellë në lojërat politike të Edi Ramës. Guxoi që pasi foli Ahmetaj, e kërcënoi ky duke thënë se kemi surpriza të mëdha te fabrika e bukës, ku nuk është Ahmetaj, por Erion Veliaj. Nuredini pavarësisht se është personazh i një bote që e ka zgjedhur vetë, ka më shumë integritet se kushëriri i tij. Ky është zgjedhur për të respektuar Kushtetutën, për t’i shërbyer drejtësisë, e jo për t’u bërë vegël e shëmtuar e politikës.

Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit politik në vend. Gjë që ky shpreson ta arrijë përmes të kapurve nga Edi Rama me McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske nga Partia e Lirisë”, tha Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

2 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

2 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

2 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

2 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

2 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

2 hours ago

This website uses cookies.