Categories: LajmePolitikë

Meta: Divorci me Monikën jo rastësor, por jetik për Shqipërinë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë këtë të premte (21 qershor) publike arsyet e ndarjes nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Në një dalje për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Meta deklaroi se vendimi për divorc nuk është i rastësishëm dhe i çastit, por që lidhen me kauza të mëdha të cilat janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Meta sqaroi më tej se qëndrimet sistematike të Kryemadhit në krah të kundërt të tij në lidhje me politikbërjen, djegia e mandateve të 19 deputetëve, i ka dhënë fund martesës së tyre.

Në respektin tuaj, më duhet të bëj një sqarim publik në lidhje  me vendim tim të djeshëm. Jeni njohur me vendimin tim për divorcin, më i vështiri në jetën time, por është objektiv. Nuk është as i rastësishëm as i çastit. Është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për shqiptarët. Marrëdhëniet tona pësuan krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI-së për djegien e 19 mandateve që u morën me sakrifica e gjak në një betejë të hapur me koalicionin e madh anti LSI dhe anti Meta të 19 majit të prindit 1 dhe prindit 2.

Qëndrimet e vazhdueshme të saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj që krijojnë paqartësi në publikun e  gjerë, duhet të merrnin fund dhe vendimi im i jep fund çdo paqartësie, dileme dhe stresi sistematik të panevoojshëm”, tha Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë, theksoi se vendimi për t’u ndarë nga Monika Kryemadhi lidhet me përmbushjen e kauzave të cilat ai mbron dhe për të cilat martesa e tyre po përbënte pengesë serioze.

Meta u kërkoi ndjesë publike tre fëmijëve dhe prindërve të tij për ndarjen, ndërsa shpreson në mirëkuptimin e tyre ndaj vendimit të tij.

Përgjegjësitë e mia publike janë tepër të gjera dhe detyrimet e mia lidhen me kontributin e sakrificat e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar të Ilir Meta.

Ky vendim i imi nuk lidhet me rolin dhe raportet me të si grua apo nën e 3 fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Nuk po mbahen me një grua për një grua tjetër. Por për të përmbushur kauzat që unë mbroj dhe për të cilat kjo marrëdhënie ishte kthyer në një pengesë serioze. U kërkoj shumë ndjesë fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyrë të padrejtë. U kërkoj ndjesë dhe prindërve të mi por ata më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës e unë besoj në mirëkuptimin e tyre”, përfundoi Meta.

Mbrëmjen e djeshme (21 qershor), Meta deklaroi zyrtarisht divorcin nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

10 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

11 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

11 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

11 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

12 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

12 hours ago

This website uses cookies.