Categories: LajmePolitikë

Meta firmos bashkimin me opozitën

Ish presidenti dhe kryetari aktual i Partisë së Lirisë, në opozitë, Ilir Meta u shpreh të shtunën se është për bashkimin e gjithë forcave të vërteta opozitare në një përpjekje për largimin e regjimit të kryeministrit socialist Edi Rama.

Në një konferencë për mediet, zoti Meta u shpreh se e ka firmosur dokumentin. “Më është propozuar dokumenti nga ana e PD-së, është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet e Partisë së Lirisë. Nuk kam parë se kush e ka firmosur dokumentin, por kam firmosur, siç do bëja për gjithçka që do kthente vendin në shinat kushtetuese dhe për të pasur një demokraci funksionale”, tha kreu i PL.

I pyetur nëse kreu i PD zyrtare Basha duhet të jetë pjesë e Federatës, zot Meta u shpreh se “nuk jam këtu për të përjashtuar askënd që ka vullnet dhe dëshirë, si edhe është i lirë për t’u vendosur përballë”.

“Çdo njeri që ka dëshirë të përballet me regjimin është i mirëpritur në tryezë. Duhet të pyesni iniciatorët e asaj tryeze, nuk kam qenë unë iniciatori, pavarësisht se jam për bashkimin e gjithë forcave të vërteta opozitare në një përpjekje për largimin e një regjimi”, u shpreh ai.

Kreu i PL-së u pyet gjatë konferencë nëse emri i tij është në tryezën e opozitës si kandidaturë për të qeverisur vendin.

“Emri im do të udhëheqë PL-në, e cila do të jetë një ndër 3 forcat kryesore politike në të ardhmen dhe faktor kryesor e katalizator për ndryshimin në vend”, u shpreh zoti Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fshati Bardhanjor pa Qendër Shëndetësore – Banorët  apel institucioneve: Të vihet në funksion, është e domosdoshme

Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…

5 hours ago

Korsitë e biçikletave – Më shumë lehtësi për pedaluesit në Shkodër

Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…

5 hours ago

Konferenca Ndëruniversitare mbi Turizmin e Qëndrueshëm – Shkëmbim  i ideve  dhe përvojave mes universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës

“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…

5 hours ago

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të stendës

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…

5 hours ago

Denoncime në polici për llogari të rreme në rrjetet sociale, policia: Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…

5 hours ago

Arratiset nga burgu i Lezhës i dënuari, policia: Shpërblim 10 mijë euro kush jep informacion

Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…

5 hours ago

This website uses cookies.