Categories: LajmePolitikë

Meta: Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor, gurthemeli i prioriteteve tona

Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor është gurthemeli i prioriteteve të Partisë së Lirisë. Kështu ka deklaruar Presidenti i kësaj force politike në fjalën e tij para mediave. Ilir Meta deklaroi më tej se po ashtu, dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe shumëfishimi i buxhetit për kërkimin shkencor dhe inovacioni është angazhim i pakthyeshëm.

Ai theksoi se niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin duhet të jetë mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian.

Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor është një nga prioritetet madhore të PL-së ndër 5 prioritet e saj. Dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe shumëfishimi i buxhetit për kërkimin shkencor dhe inovacioni është angazhim i pakthyeshëm.

Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor gurthemeli i prioriteteve tona.

Për këtë niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin duhet të jetë mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe rajonit.

Investimi në arsim dhe kërkimin shkencor do jetë në nivelin dhe 5% të PBB. Inovacioni do financohet mbi mesataren e BE-së.

Degët e teknologjisë dhe inovacionit do trajtohen me investime prioritare”, u shpreh Meta.

Ky i fundit akuzoi Kryeministrin Rama se kërkon që përmes arsimit të dobët, tenton të konsolidojë një narko-shtet.

“Është e qartë se duke braktisur arsimin dhe cilësinë e tij, duke shkatërruar situatën ekonomike financiare të mësuesve e pedagogëve, përmes zhvlerësimit të pagave minimale, nxitet edhe largimi i shumë familjeve shqiptare.

Qëllimi dhe vizioni i Edi Ramës është ai i krijimit dhe konsolidimit të një narko-shteti”, u shpreh Presidenti i Partisë së Lirisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

1 hour ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

1 hour ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

1 hour ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

1 hour ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

1 hour ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

1 hour ago

This website uses cookies.