Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtre e të Zgjedhurve Vendorë, deklaroi se bashkitë po tentojnë që të bllokojnë llogaridhënien.
Meta, u kërkoi këshilltarëve bashkiakë të kësaj partie, që të mos bëjnë asnjë kompromis në Këshillat Bashkiakë ku janë zgjedhur, por të kërkojnë llogari për çdo qindarkë të taksave që paguajnë qytetarët, që ato të mos shpërdorohen dhe të shkojnë për shërbime që nuk ekzistojnë siç është inceneratori i Tiranës.
Meta tha: “Unë besoj shumë që gjithçka varet nga përkushtimi i këshilltarëve tanë dhe padyshim që këshilltarët tanë në bashkinë e Tiranës kanë bërë një punë të shkëlqyer, e cila evidentohet çdo ditë, edhe në bashkitë e tjera, por do të evidentoja këshilltarët tanë në Kamzë që i kanë dhënë mjaft zë, problemeve dhe interesave të komunitetit atje dhe kanë vendosur në një presion shumë të qartë kryetarin e bashkisë dhe administratën arrogante apo këshilltarët tanë në bashkinë e Kuçovës, ku ndihet angazhimi dhe fryma e mbrojtjes ë interesit qytetar pa asnjë kompromis dhe besoj se kudo në të gjithë vendin, qytetarët tanë duhet të jenë aktivë sa më shumë”.
Ndaj tha ai, është shumë e rëndësishme të kërkojmë llogari për çdo qindarkë, taksë, që paguajnë qytetarët në të gjithë vendin. Është shumë e rëndësishme që të mos shpërdorohen apo të mos shkojnë për shërbime që nuk ekzistojnë, siç është ai i inceneratorit të Tiranës.
“Inceneratori i Tiranës lejohet të bëjë 15 ha depozitime jashtë lejes së ndërtimit, ndërkohë që nëse një qytetar apo një biznes tenton të rregullojë nj dritare, vjen menjëherë Policia bashkiak a Ndërtimore dhe as nuk lejohet të riparohet një mur pa leje”, tha Meta.
Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…
Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…
Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…
Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…
Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…
This website uses cookies.