Meta mbështet kërkesat e shoqatës së bimëve mjekësore: Do ulim taksat

Meta mbështet kërkesat

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e plotë të forcës së tij politike për eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët sipas tij, po kalojnë një periudhë tejet të vështirë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se kjo situatë  e vështirë po prek gati 100 mijë shqiptarë, që po përballen me diskriminim të padrejtë për shkak të taksave të larta, tarifave dhe kostove të papërballueshme të lëndëve të para të prodhimit, të imponuara nga administrata aktuale.

“Eksportet në tërësi zënë vetëm 8% të Prodhimit Brendshëm Bruto duke na renditur të fundit në rajon, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, eksportet janë mbi 57% e PPB.

Përballë konjukturave të reja të disfavorshme të tregtisë dhe të një regjimi tatimor mizor mbi prodhimin vendas, ky bilanc negativ pritet të rëndohet”, shkruan Meta.

Ky i fundit thekson se Partia e Lirisë mbështet kërkesat e shoqatës së eksportuesve, duke kërkuar rimbursimin e menjëhershëm me 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe kompensimin për zhvlerësimin e valutës së huaj, përmes mbajtjes së një kurs fiks të këmbimit të lekut, siç praktikohet në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, Partia e Lirisë mbështet përgjysmimin e menjëhershëm të taksave dhe tatimeve në të gjithë zinxhirin prodhues, heqjen e tatimit mbi pagat deri në 80 mijë lekë, veçanërisht për punonjësit sezonale, dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga qeveria për punonjësit gjatë muajve të vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.