Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e plotë të forcës së tij politike për eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët sipas tij, po kalojnë një periudhë tejet të vështirë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se kjo situatë e vështirë po prek gati 100 mijë shqiptarë, që po përballen me diskriminim të padrejtë për shkak të taksave të larta, tarifave dhe kostove të papërballueshme të lëndëve të para të prodhimit, të imponuara nga administrata aktuale.
“Eksportet në tërësi zënë vetëm 8% të Prodhimit Brendshëm Bruto duke na renditur të fundit në rajon, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, eksportet janë mbi 57% e PPB.
Përballë konjukturave të reja të disfavorshme të tregtisë dhe të një regjimi tatimor mizor mbi prodhimin vendas, ky bilanc negativ pritet të rëndohet”, shkruan Meta.
Ky i fundit thekson se Partia e Lirisë mbështet kërkesat e shoqatës së eksportuesve, duke kërkuar rimbursimin e menjëhershëm me 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe kompensimin për zhvlerësimin e valutës së huaj, përmes mbajtjes së një kurs fiks të këmbimit të lekut, siç praktikohet në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, Partia e Lirisë mbështet përgjysmimin e menjëhershëm të taksave dhe tatimeve në të gjithë zinxhirin prodhues, heqjen e tatimit mbi pagat deri në 80 mijë lekë, veçanërisht për punonjësit sezonale, dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga qeveria për punonjësit gjatë muajve të vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit.
Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme…
Mungesat e shumta në kampin bavarez i kanë lënë shumë pak mundësi zgjedhjeje Vinsent Kompanisë.…
Në “Allianz Arena” ka nisur numërimi mbrapsht për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së…
“Në Champions League, eksperienca të lejon të mos kesh frikë nga këto ndeshje”. Është receta…
Interi i Simone Inzaghit “zhytet” sërish në Ligën e Kampionëve pas barazimit ndaj Parmës në…
This website uses cookies.