Meta: Na duhen gra që mbajnë fjalën, jo skemaxhije. Kemi një regjim mafioz ku kemi faj dhe unë e Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjitëh anëtarëve të partisë se kush ka dëshirë të kandidojë për president i PL duhet të dorëzojë kandidaturën deri të mërkurën e 24 prilli.

Meta hodhi akuza që në vend ka një regjim mafioz, për të cilin ai bëri përgjegjës edhe veten dhe aleatin e tij politik Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Gjatë tryezës për “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave”, Meta tha se pa duhen gra që mbajnë fjalën dhe jo skemaxhije.

Kritika Meta pati edhe për këshilltarët e tij apo zinxhirin drejtues duke i cilësuar si “mekanizëm i ndryshkur”.

Kush do të kandidojë për president i Partisë së Lirisë ka kohë deri të mërkurën. Erisa Xhixho do të jetë kandidate për zv.presidente. Na duhen gra-burra si Xhixho që mbajnë fjalën dhe jo skemaxhie. Pa fuqinë e grave nuk  e shpëtojmë dot Shqipërinë, do kishim sot në parlament 20-30 deputetë por mandatet u dogjën për dëshirën e Lulit.

Hapja e partisë nuk funksioni një vit se mekanizmi ishte i ndryshkur dhe sot do të bëhet hapja, por kjo nuk do të jetë parti fjalësh thashethemesh, por parti misionari ku secili ka të drejtë të thotë fjalën e vete por kur merret vendimi atij i shkohet deri në fund. Patëm dhe ca të rinj me LSI që e nisën me partinë kur ishim në pushtet në kohën e sufllaqeve. Erisa e nisi kur ishte në opozitës dhe sot mund të ishte shumë mirë presidentja e Partisë së Lirisë. Ne kemi një regjim mafioz ku përgjegjësi kam edhe unë dhe Sali Berisha dhe e kemi detyrim që ta kthejmë në demokraci ku të kemi kryeministre si Erisa Xhixhi dhezonja me dinjitet në të ardhmen.

Asnjë nga stafi im nuk më kujtoi mua që ishte dita e autizmit, as Tedi Blushi, prandaj e hoqa këshilltarin tim. Nga 27 prilli çdo gjë në PL do funksionojë në bazë të meritokracisë, kontributi në ide, publik, rrjete sociale dhe organizim”, tha Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

5 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

5 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

7 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

7 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.