Meta nën arrest: Ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj në pafajësinë time

Ish-presidenti Ilir Meta ka mohuar një sërë akuzash që Struktura e Posaçme Antikorrupsion ngriti mesditën e se henes, që rezultuan edhe në arrestimin e tij.

Nga Blloku i Sigurisë, ku po mbikëqyret nga forcat e policisë, Meta reagoi të hënën mbrëma në rrjetet sociale, duke u shprehur i pafajshëm dhe “më i fortë se kurrë” pas “rrëmbimit në mënyrën më banditeske”.

Meta është marrë i pandehur me kërkesë të SPAK-ut për akuza si korrupsioni, mosdeklarimi, deklarimi i rremë apo fshehja e pasurisë. Bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, po ashtu është nën hetim dhe me masën “detyrim paraqitje” për akuza të ngjashme.

Falënderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.

Rrëmbimi im në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare,” shkroi Meta në Facebook.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.