Në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha edhe një mesazh për ndërkombëtarët. Ai shprehu vlerësim për ata që, sipas tij, respektojnë popullin shqiptar, teksa të tjerët i quajti “McGonigalë” që kërkojnë shkeljen e Kushtetutës.
Meta përmendi edhe ish-ambasadorin italian, Alberto Cutillo, teksa tha se do ta kishte shpallur atë “non grata” pse komentoi dekretin e tij, në vitin 2019, kohë kur ishte president, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respekt për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dalë ambasadori i Italisë e të diskutojë dekretin e Presidentit?! Ku ndodh kjo? Do e kisha shpallur non grata, por vetëm për marrëdhëniet me Italinë nuk e bëra. Le të guxojë ndonjë ambasador në Shqipëri të diskutojë dekretet e Bajram Begajt unë i pari do t’i tregoj vendin e do të mbledh të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade. Neni 2 i Kushtetutës thotë se sovraniteti i përket popullit. Kushtetuta do të kthehet atje ku ishte. Reforma në Drejtësi do kthehet te 140 vota”, tha Meta.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.