Meta: PL, propozim për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore. Të mbyllet sa më shpejt marrëveshja për pensionet me Greqinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie ka folur për një iniciativë ligjore që do të propozojë së shpejti.

Sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm.

Sipas Metës, dy  janë faktorët që kërcënojnë sot skemën e pensioneve dhe në vitet e ardhshme,  plakja e popullsisë, si rezultat i rënies së numrit të lindjeve dhe shpopullimit të vendit, si dhe Informaliteti i lartë në kontributin e skemës së sigurimeve shoqërore.

“Për faktorin e parë edhe vetë FMN në raportin e saj më të fundit të këtij janari ngre alarmin se numri i popullsisë mbi 65 vjeç krahasuar me numrin e popullsisë aktive nga 25 vjeç në 65 vjeç do të shtohet nga 23% sot aktualisht, në 83% në vitin 2070. Ndërsa për faktorin e dytë aktualisht përqindja e informalitetit në skemën e kontributeve të pensioneve është shumë e lartë. Vetëm 39% e popullsisë në moshë aktive pune nga 15 vjeç deri në 65 vjeç janë kontribuues të skemës të pensioneve ”tha Meta.

Edhe pse jemi shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, tha Meta,  renditemi të parët për koston e lartë të jetesës, për çmimet më të larta të ushqimeve, për çmimet më të larta të karburantit dhe për çmimet më të larta të apartamenteve.

Duke Meta u shpreh se përshëndet nënshkrimin e shumëpritur të marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, por theksoi se qeveria mban një standard të dyfishtë, duke njohur kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit pensione të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit.

Duke përshëndetur nënshkrimin e shumëpritur të marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, kreu i PL-së, Meta u shpreh se, “një hap i madh dhe arritje e merituar, por shumë e vonuar, produkt i mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte”.

Ndaj theksoi ai, qeveria duhet të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.