Meta : Progres-raporti i KE shqetësim për përkeqësim të demokracisë në Shqipërinë
Kreu i Partisë së Lirisë në opozitë, ish presidenti Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për përkeqësim të vazhdueshëm në të gjitha fushat kryesore të funksionimit të demokracisë dhe shtetit në Shqipëri.
Duke marrë shkasë nga progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, zoti Meta tha se ai vëren vazhdueshëm në të gjitha fushat kryesore të funksionimit të demokracisë dhe shtetit.
Gjatë një konference, zoti Meta thekson se progres Raporti identifikon korrupsionin si një shqetësim madhor e të gjithëpranuar dhe thekson rritjen e prokurimeve pa garë duke bërë thirrje për transparencë.