Categories: LajmePolitikë

Meta: Prokurorët prodhim i politikës. Nuk ka zar që të zhbëjë Partinë e Lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se prokurorët janë prodhim i drejtpërdrejtë i politikës. Reagimi i  Metës erdhi pas deklaratave të artikuluara disa ditë më parë nga kreu i SPAK, Altin Dumani se për  çështje në hetim nuk ka rëndësi emri.

Meta u shpreh se prokurorët kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me të dhe se ai nuk i frikësohet drejtësisë.

“Kam qenë gjithë jetën në hetim. E di që prokurorë që janë prodhimi më i drejtpërdrejtë i politikës, kanë marrë angazhime personale për tu marrë me Ilir Metën. Unë kam qen, jam dhe do të jem gjithmonë këtu përballë jush. Nuk ka asnjë forcë e cila mundet të zhbëjë Partinë e Lirisë, si një parti të të vërtetave të mëdha dhe nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit që për të legjitimuar kapjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama përmes shkatërirmit të proceseve kushtetuese të godasë Ilir Metën, i cili mbrojti gjithmonë reformën në drejtësi.

Lidhur me përpjekjet e Edi Ramës për ta kthyer SPAK-un në një komisariat policor anti-opozitë për të shkatërruar pluralizmin politik nuk jemi aspak të shqetësuar”, tha Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe rritje temperaturash

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

28 minutes ago

Egnatia në vend të parë, Tirana, Skënderbeu e Laçi gjejnë fitoren

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF…

46 minutes ago

Egnatia mposht Vllazninë në Shkodër dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias, por…

48 minutes ago

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

17 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

17 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

17 hours ago

This website uses cookies.