Meta: Qeveria ka kapur çdo institucion, opozita të unifikojë propozimet për reformën zgjedhore

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë “Rama” se ka kapur çdo institucion. Ai deklaroi se prioritet i opozitës duhet të jetë ç’kapja e shtetit për të mundësuar kushte të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Meta u shpreh se opozita do të bëjë propozimet e saj për Kodin Zgjedhor, me qëllim bërjen e një reforme zgjedhore transparente.

“Propozimet do i bëjmë në çdo tryezë dhe në mënyrë aktive publikisht., jemi të hapur për cdo zgjidhje që e bën reformën zgjedhore më transparente dhe u jep mundësi qytetarëve të zgjedhin në mënyrën më të drejtpërdrejtë përfaqësuesin e tyre. Problemi kryeson nuk është thjesht Kodi, legjislacioni, por kapja e shtetit dhe institucioneve, përfshi dhe ato zgjedhoret, nga ky regjim.,

Opozita duhet të unifikojë propozimet e saj në shërbim të një reforme zgjedhore sa më demokratike, prioriteti kryesor duhet të jetë ç’kapja e shtetit për të mundësuar kushte të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Meta.

Ky i fundit dha një mesazh dhe për opozitarët, se çdonjëri prej tyre që bashkëpunon me qeverinë, ka bërë zgjedhjen e tij.

Kriteret për bashkëpunimin brenda opozitës përballë një regjimi që investon në përçarjen e opozitës dhe përpjekjen për ta paralizuar atë, këtë e ka secili vetë në dorë duke gjetur vetën e tij në raport me Ramën dhe qeverinë e tij.

Për secilin që bashkëpunon me qeverinë në çdo formë dhe mënyrë, duke i shërbyer asaj si zgjatim i saj në kampin opozitar, dhe të bëjë opozitën e opozitës së vërtetë dhe reale, ka bërë zgjedhjen e tij. Secili ka mundësin për të treguar nëse është në opozitë , me këtë regjim, apo është një vegël e tij”, u shpreh Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

5 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

5 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.