Meta: Rama ka kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë e Europës”

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se është i lidhur me bandat kriminale, ndërsa sipas tij Kuvendi është marr peng nga klientët e kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat Meta kritikoi ashpër rrëzimin nga Kuvendi të mocionit me debat të kërkuar nga opozita për emisionin e Rai3, ndërsa shtoi se Rama është mbështetësi i narkotrafikantëve dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta edhe në zyrën e tij në Këshillin e Ministrave.

“Tashmë është një fakt i njohur botërisht, se ndërtimi i narkoshtetit është projekti personal i Edi Ramës, i cili me ndërgjegje të plotë dhe objektiv të qartë, ka lejuar dhe nxitur kanabizimin e vendit, duke mbështetur dhe  përdorur narkotrafikantët për të mbajtur pushtetin, dhe për të blerë zgjedhjet me paratë e drogës.Kryeministri Edi Rama prej kohësh nuk raporton në Kuvend për drogën dhe kriminalitetin, duke shkelur një detyrim kushtetues sepse është ai personalisht mbështetësi i narkotrafikantëve dhe interesave të tyre duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ta edhe në zyrën e tij në Këshillin e Ministrave. Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë rrëzon me dhunë kërkesën e opozitës për mocion me debat për Edi Ramën lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar, nga Italia fqinje vjen lajmi se në Parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish Zv/Kryeministrit Ahmetaj dhënë për RAI 3”, tha Meta.

Lidhur me protestën e opozitës para Parlamentit, Meta tha se ato duhet të vijojnë deri ën rrëzimine  kësaj qeverie.

“E përshëndes përzemërsisht protestën e sotme të opozitës para godinës së Parlamentit dhe dënoj me forcë dhunën kriminale, shporpocionale dhe të pajustifikuar të Narkopolicisë ndaj qytetarëve, deri duke përdorur edhe lëndë kimike ndaj tyre. Nuk ka asnjë surprizë nga ky brutalitet, sa kohë, siç është vërtetuar nga dosja “Metamorfoza” dhe nga investigimi i RAI 3, Policia është vënë në shërbim të hapur të drogës dhe në mbrojtje të trafikantëve, ku vetë shefa dhe drejtorë të lartë të Policisë, jo vetëm janë përfshirë në kultivimin e kanabisit, por edhe janë pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kanë marrë pjesë në krah të krimit të organizuar në një sërë atentatesh mafioze. Ndaj sot Shqipëria cilësohet për fat të keq edhe si “Kolumbia e Europës””, tha Meta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.