Categories: LajmePolitikë

Meta: Rama kërkon shkatërrimin e Shqipërisë dhe Kosovës, Kurtit nuk i jep as dorën

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, presidenti i kësaj force politike, Ilir Meta theksoi se ky është momenti për të lëvizur pasi sipas tij, kryeministri Rama po shkatërron çdo gjë në vend.

Sipas Metës, shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë dhe jo vetëm, nuk është rastësi, por agjendë për shpopullimin e vendit.

Jemi në hapat e para të një ringritjen shpërthyese dhe të pandalshme, që PL ti dalë zot vendit në një gjendje kritike. Titulli i gazetës sllovene ku unë dhashë intervistën, i thotë të gjitha.

Është momenti për t’u shkundur të gjithë, sepse ne nuk mund të pranojmë qeverisjen globale, që nuk na sheh si shqiptarë, por si numra dhe statistika. Nuk është i rastësishëm shkatërrimi i bujqësisë, e blegtorisë, për t’ia bërë jetën të padurueshme që të ikin dhe është pjesë e një agjende për shpopullimin.

Programi jonë, do të bëjë të mundur  që në një kohë të shkurtër, bujqësia, blegtoria dhe fusha të tjerë të ringrihen, e në gjithë Shqipërinë të kemi njerëz që mbështeten nga shteti i tyre, për të jetuar krenarë”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Ai theksoi gjithashtu se forca politike që ai drejton do të denoncojë të gjitha krimet që po bën Rilindja.  Ndërsa shtoi se Partia e Lirisë do të intensifikojë shpjegimin e pesë prioriteteve që sipas Metës qëndrojnë në themel të programit të tij.

Duhet kudo të jemi në ballë të denoncimit dhe ballafaqimit me krimet që po bën Rilindja. Kemi programin më të mirë. U habita nga përqendrimi që kishin në Malin e Zi për programin tonë. Ku do gjenden lekët? Lekët këtu janë. 3.3 miliard euro, Rama me lidhjet e tij i merr dhe i rrëmben pa u futur fare ne buxhetin e shtetin. Çdo bebe që lind, e ka futurën te koka, 4.600 euro borxh. Përshëndes shumë ata drejtues të PL që po bëjnë më të mirën për të shpjeguar 5 prioritetet. U kërkoj të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë kudo. Oligarkët sot kontrollojnë gjithçka. Nuk është e drejtë të vazhdohet të minohet pavarësia e Kosovës. Turp i madh për PS-në, për diplomacinë shqiptare që nuk e përmend asnjëherë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Meta.

Presidenti i PL-së nuk la pa përmendur edhe ‘incidentin’ mes Kurtit dhe kryeministrit Rama në Kotor të Malit të Zi kur tha se Rama nuk u ngrit për t’i dhënë dorën kryeministrit Kurti, që sipas tij është pamje e shëmtuar.  

Rama nuk e përmend këtë, sepse ai ka agjendë tjetër, atë të shkatërrimit të Kosovën. I patë pamjet, që ai nuk çohet t’i japë dorën kryeministrit të Kosovës. A ka pamje me të shëmtuar? Kurtit bravo i qoftë që ruajti qetësinë”, theksoi më tej Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

6 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

6 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

6 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

6 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

7 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

7 hours ago

This website uses cookies.