Meta: Rritja e çmimeve ka rënduar pensionistët. Qeveria të heq dorë nga politikat përjashtuese

 Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp u shpreh se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar e shoqërisë, duke theksuar se janë varfëruar për shkak të rritjes së çmimeve.

Sipas tij,  kjo është kategoria sociale e shoqërisë me e diskriminuar  mbasi kane kontribuar me disa dekada përballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe një kosto te larte te jetesës.

“Kategoria sociale e shoqërisë me e diskriminuar mbeten pensionistet te cilët mbasi kane kontribuar me disa dekada përballohen me një mase te ulet te pensionit dhe një kosto te larte te jetesës. Numri i pensionisteve është rritur ndjeshëm ne vitet e fundit kur ndërkohe masa e pensionit është përkeqësuar vazhdimisht ne raport me nivelin e pagës minimale dhe asaj mesatare për shkak te politikave jo sociale te ndjekur nga Qeveria Numri i të gjitha kategorive të pensioneve në fund të vitit 2014 vlerësohet në 585 483 persona ndërsa në vitin 2023 vlerësohet të ketë arritur 694 546 persona, me një rritje në rretth 19%” theksoi Meta.

Duke iu referuar shifrave, Meta shtoi se, “masa e pensionit të pleqërisë në fund të vitit 2023 në qytet llogaritet rreth 18 842 lekë në muaj dhe në zonat rurale në rreth 11 239 lekë në muaj. Masa e pensionit të pleqërisë në fund të vitit 2014 në qytet llogaritet në 14 710 lekë dhe në zonat rurale në 7 381 leke”.

Sakaq tha ai, qeveria në polikët e saj mban përgjegjësi për rishpërndarjen e balancuar dhe rritjen e të ardhurave të shtresave më të prekura nga të ardhurat kombëtare.

“Për një pensionistë në qytet masa e pensionit të pleqërisë është 6.4 dollarë në ditë, ndërsa masa e pensionit të pleqërisë në zonat rurale 3.8 dollarë në ditë. Përveç nivelit të ulët të pensionit faktori i dytë me ndikim të lartë në rritjen e varfërisë është rritja e lartë e çmimeve, dhe veçanërisht e artikujve ushqimore. Qeveria është përgjegjëse për të mbrojtur pensionistet dhe shtresat më në nevojë nga rritja e lartë e çmimeve ndërmjet indeksimeve të shpeshta në nivelin e inflacionit të produkteve me peshën më të madhe në shpenzimet mujore të pensionistëve.”, tha Meta.

I pyetur për zhvillimet politike , Meta shtoi se, “ opozita është në një dinamik të vazhdueshme, të enjten do mblidhet KDK dhe do mbajmë qëndrim për situatën dhe qasjen që kemi.

“Aksioni opozitar nuk ka ndalur në asnjë moment, si në Parlament apo dhe këshillit Bashkiak”, përfundoi Meta

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.