Categories: LajmePolitikë

Meta: Shqipëria ka nevojë urgjente për qeveri teknike, Rama po shpopullon vendin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij në konferencën për media ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë, e cila sipas tij, është shkaktarja kryesore e shpopullimit të vendit dhe e varfërisë së qytetarëve shqiptarë.

Meta ka falënderuar më tej të gjithë qytetarët që kanë qenë prezentë në protestën e mbajtur një ditë më parë para Kryeministrisë, ndërsa u bëri thirrje të jenë gjithnjë aty për rrëzimin e asaj qeverie, që sipas tij, po i detyron të largohen nga vendi.

“Arsyet përse qytetarë ishin të shumtë në një ditë tmerrësisht të nxehtë dje në kryeqytet, ka të bëjë me faktin se 1 milionë prej tyre janë përzënë në 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, përmes një spastrimi etnik të nxitur nga shefat e tij në Beograd dhe kudo gjetkë. Arsyet janë të tilla sepse ky është një nga rekordet kriminale jo vetëm në fushën e krimit, pro edhe në fushat e tjera.

Paga mesatare në muaj në Shqipëri në vendin e çmimeve më stratosferike është 1.5 herë më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pensionet 2 herë më të ulët se në Kosovë e 3 herë më të ulët se në Malin e Zi.

Rrugët e florinjta shemben pa u inauguruar sikurse ishte rruga Korçë-Ersekë”, u shpreh Meta.

Ky i fundit u pyet gjithashtu edhe për objektivin e shpallur nga opozita për krijimin e qeverisë teknike. Ndërsa mbështeti plotësisht këtë objektiv, Meta theksoi se vendi ka nevojë urgjente për qeveri teknike.

Jam absolutisht i bindur që vendi ka nevojë për qeveri teknike. Mbështes këtë objektiv të shpallur nga lideri i PD, Sali Berisha. Jam i bindur që do e fitojmë këtë betejë sepse udhëhiqemi nga interesi kombëtar, publik. Parimet tona janë të drejta dhe të shëndetshme. Kanë të bëjnë me rikthimin e sovranitetit te populli shqiptar. Na mbetet të organizohemi shumë herë më fuqishëm në të gjitha drejtimet”, përfundoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.