Meta shtyn lëshimin e softuerit të inteligjencës artificiale në Europë
Gjigandi i mediave sociale Meta po shtyn lëshimin e softuerit të ri të inteligjencës artificiale (IA) në Evropë pas shqetësimeve nga agjencitë e mbrojtjes së të dhënave.
Autoriteti irlandez i mbrojtjes së të dhënave përgjegjës për Meta në BE i ka kërkuar kompanisë që të mos trajnojë modelet e IA duke përdorur postimet e disponueshme publikisht në Facebook dhe Instagram për momentin.
”Pa trajnime duke përdorur përmbajtje lokale, Meta nuk mund t’u ofrojë përdoruesve në Evropë një përvojë të klasit të parë”, theksoi kompania në një postim.
Në të njëjtën kohë, Meta tha se është i bindur se qasja e saj është në përputhje me ligjet dhe rregulloret evropiane.
Lëvizja vjen pas kritikave se Meta ka ofruar vetëm një mundësi për njerëzit që të kundërshtojnë përdorimin e të dhënave të tyre, por nuk ka dhënë pëlqimin e qartë të përdoruesit. /os/